RRETH NESH

Argos Invest vepron si një investitor zhvillues, i cili financon dhe menaxhon projekte ndërtimi në bashkëpunim me kompani ndërtimi, arkitektë dhe studio inxhinierike të specializuara. Qëllimi ynë është të sjellim në treg projekte të qëndrueshme dhe me standarde të larta, duke krijuar vlera afatgjata për komunitetin dhe partnerët tanë.

GALERIA

CILËSI DHE REHATI

Sistemi Ngrohjes

Sistemi i ngrohjes është nën tokë (me ngrohje dyshemeje), i projektuar për shpërndarje uniforme të nxehtësisë në të gjitha ambientet e brendshme. Për klimatizim, është instaluar një sistem modern ajri të kondicionuar që siguron komoditet gjatë të gjitha stinëve, me kontroll individual për çdo njësi banimi.

Ujësjellësi dhe Klimatizimi

Furnizimi me ujë realizohet me rrjedhje të lirë (me gravitet), duke garantuar presion të qëndrueshëm. Uji kalon nëpër një sistem filtrimi për cilësi të lartë dhe pastërti, ndërsa është parashikuar një depozitë 24-orëshe për furnizim të pandërprerë në rast ndërprerjesh të rrjetit qendror.

Energjia Rezervë

E gjithë godina, përfshirë katër ashensorët, do të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike 24 orë në ditë. Në rast emergjence, funksionimin e sistemit do ta garantojë një gjenerator rezervë i dedikuar, që siguron energji për ndriçim, ashensorë dhe sistemet bazë të ndërtesës.

Sistem Sigurie

Sistemi i sigurisë do të mbulojë të gjitha hyrjet kryesore të dy llamellave si dhe garazhet nëntokësore, duke përfshirë: •⁠ ⁠Kamera sigurie (CCTV) me regjistrim të vazhdueshëm, •⁠ ⁠Sinjalizim alarmi dhe sistem kundër zjarrit sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë.